Trajneri i Vëllaznimit nga Gjakova Ismet Munishi ka deklaruar se skuadra ku mund të transferohet Milot Rashica janë skuadrat e mëdha gjermane Dortmund dhe Bayern Munich, shkruan Gazeta Alo.
Ylli i Kosovës Milot Rashica po kalon një periudh fantastike te Werder Bremen.
“Edhe para 6-7 viteve kam parashikuar të ardhme të madhe për Milot Rashicën. E kemi marr në Vushtrri nga Kurda dhe kemi pasur shumë kujdes me të”, ka deklaruar Munishi.
“Miloti do ta kalojë nivelin e Werder Bremenit. Ai und të transferohet te skuadrat e mëdha si Bayern Munich apo Borussia Dortmund”, ka thënë Ismet Munishi në emisionin sportiv Dueli Sportiv në RTV Dukagjini. /Gazeta Alo