Fjalë Kyçe

Murati i përgjigjet Tahirit: Drejtori i Doganës ka prekur një nerv të kapjes së shtetit

Murati i përgjigjet Tahirit: Drejtori i Doganës ka prekur një nerv të kapjes së shtetit

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka quajtur shpifje pohimet e deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri se vëllai i Drejtorit të Doganës, Agron Llugaliut ka qenë ai që ka bërë shpedicionin e kamionit në të cilin javë më parë u kapën 400 kilogramë kokainë.

“Është shpifje dhe e pavërtetë dhe këtë e di edhe Tahiri”, ka thënë Murati, njofton Klankosova.tv.

“Prej se ka ardhur drejtori i ri i doganës, i kemi 10 zyrtarë doganorë të arrestuar të cilët janë të implikuar në kontrabandë me duhan që kapin vlerën milionëshe. Ka prek një nerv që ka kapur shtetin”.