Fjalë Kyçe

Murati për pagesën e rrymës në veri: Do t’i shterojmë alternativat pë të gjetur një zgjidhje

Murati për pagesën e rrymës në veri: Do t’i shterojmë alternativat pë të gjetur një zgjidhje

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se ka mundësi për zgjidhjen e kësaj çështjeje, por që është e trashëguar nga qeveritë e kaluara.

Sipas tij, si Qeveri ata do t’i “shterojnë” të gjitha mundësitë dhe alternativat për të bërë një zgjidhje ideale në mënyrë që rryma në veri të mos paguhet nga buxheti.

”Tash për ne si Qeveri qëndrimi është që energjia elektrike çdo produkt duhet paguar në këtë rast energjia nuk duhej të bënte përjashtim është një situatë që kemi trashëgu besoni që më së shumti më dhemb mua kjo çështje mirëpo zgjidhjen duhet bërë por të njëjtën kohë duhet pasur parasysh kontekstin. Ka mundësi për zgjidhje vetëm se do t’i shterojmë alternativat dhe duhet parë cila mund të jetë zgjidhje ideale, sa më shpejt ose me vonesa tjera që mund të mos të jenë zgjidhje ideale por synimi ynë është që sa më shpejt ta bëjmë”, tha ai.

Tutje, ai ka folur edhe për investimet në infrastrukturën energjetike duke thënë se mos investimi gjatë viteve paraprake nuk mund të kompensohet për një vit.

Murati përmend edhe disa nga grantet që kanë përfituar nga Qeveria e Gjermanisë për investimet në energjinë e ripërtërishme.

“Normalisht që problemet ose mungesa e investimeve në infrastrukturë për dsa vite nuk mund të kompensohet për disa vite por qysh këtë vit parashihet që Ministria e Ekonomisë dhe ZRRE të fillojnë ankandet e para për energji të ripërtërishme, të garantuara që ka qenë të kaluarën që do të duhej gjeneruar interes të investitorëve nga sektori privat dhe e dyta që kemi filluar është hapur rruga me mbështetjen e Gjermanisë ku gjysma projektit do të jetë grant nga 64 milionë, 32 janë grant nga Gjermania kemi siguruar tjetër është që parashihen edhe investime tjera në energji solare 100 mW shtrirje të rrjetit të ngrohjes qendrore që do të duhej ta reduktonte konsumin gjatë dimrit, kur konsumi rritet për shkak të ngrohjes”, theksoi ai në Teve1.

Po ashtu, ai tha se strategjia e investimeve është duke u finalizuar, teksa shton se kanë planifikuar investime milionëshe në panele për ngrohje diellore në Obiliq.

”Ne kemi hapë rrugën për një investim pra në panele për ngrohje diellore në Obliqi në radhe edhe projekti për 10 mgë kapacitet në sip të Mihjes që është e KEK-ut do të ketë kapacitett të reja të burimeve të ripërtërishme që do të shtohen përgjatë viteve në vijtim. Strategjia është duke u finalizuar që ta kemi tstrategjinë para se të lëshohemi në investime nq qindramilionëshe gjatë kësaj kohe granti pra normalisht që është im irëseardhur dhe është komplementar dhe ndihmon rritjen e kapaciteteve të burimeve të ripërteërishme”, shtoi Murati.