Fjalë Kyçe

Murati tregon se a do të kenë ndihmë financiare familjet që kanë të vdekur nga COVID-19

Murati tregon se a do të kenë ndihmë financiare familjet që kanë të vdekur nga COVID-19

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati i është përgjigjur pyetjes së deputetes së VV-së, Mirlinda Sadiku, lidhur me ndihmën financiare për familjet që kanë të vdekur nga COVID-19.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Sadiku ka pyetur ministrin e Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, se a do t’i mbështesë ato familje të cilat kanë humbur kryefamiljarët nga pandemia COVID-19, ashtu siç kanë premtuar.

Lidhur me këtë, ministri deklaroi se të gjithë ata që i kanë humbur familjarët nga COVID-19 do të kenë mbështetje monetare në mënyrë proporcionale.

“Kompensimi ose mbështetja do të jetë në mënyrë monetare dhe do të jetë proporcionale për të gjithë kryefamiljarët e humbur, siç e thash do të bëhet operacionalizimi i masës, i kemi siguruar edhe listat e personave të cilët kanë qenë viktima të COVID-19”, tha Murati.