Vedat Muriqi ka mbërritur në klinikën e Paideia për t’iu nënshtruar testeve mjekësore te Lazio.
Muriqi kompletoi transferimin e tij në Itali nga Fenerbahce për 18 milionë euro plus dy të tjera bonuse.
Sulmuesi kosovar rezultoi pozitiv me COVID-19 dhe kjo nuk e lejoi atë të bashkohej me grupin deri tani.
26-vjeçari do të përfundojë testet mjekësore edhe një herë në klinikën e Lazios, e më pas për të nisur stërvitjet me skuadrën që drejtohet nga Inzaghi.