Fjalë Kyçe

Mushkolaj: Haradinaj kalkuloi kur dha dorëheqje, ngase PDK-ja do ta rrëzonte atë më së largu deri në shtator

Mushkolaj: Haradinaj kalkuloi kur dha dorëheqje, ngase PDK-ja do ta rrëzonte atë më së largu deri në shtator

Nëse prioritet i ndërkombëtarëve, në radhë të parë Shteteve të Bashkuara, është vazhdimi i dialogut, atëherë presioni do të jetë i madh dhe gjasat që të ketë një mandatar tjetër janë të mëdha, ka vlerësuar analisti Imer Mushkolaj.

Sipas tij, dorëheqja e Haradinajt dhe shkuarja eventuale në zgjedhje të reja nga perspektiva e ndërkombëtarëve do të prishte punë për shkak se do të vonohej arritja e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por nëse nuk gjendet një mandatar i ri ose partitë politike, sidomos LDK-ja nuk pranon që ta mbështesë atë, Mushkolaj, thotë se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.

Pavarësisht deklarimeve gjatë javës të partive, Mushkolaj ka thënë se nuk beson që ato janë të gatshme për zgjedhje. Sipas tij, edhe Haradinaj kalkuloi politikisht kur dha dorëheqje, ngase PDK-ja do ta rrëzonte atë më së largu deri në shtator.