Fjalë Kyçe

Musliu: Amaneti i djali më ka bërë që t’iu qëndrojë afër përdoruesve të drogës (VIDEO)

Musliu: Amaneti i djali më ka bërë që t’iu qëndrojë afër përdoruesve të drogës (VIDEO)

Themeluesja e qendrës “Ri-Jeta”, Arjeta Musliu, ka treguar eksperiencën që e pati me djalin e saj, i cili ishte përdorues i substancave narkotike.

Ajo, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka deklaruar se për të si prind për t’u ballafaquar me këtë gjë nuk kishte shumë e lehtë.

“Në cilësinë e prindit po e filloj këtë bisedë, ndër sfidat më të rënda që atakohet një prind është sapo të merr informacionin se fëmija i tij është përdorues i cilës do lloj substance narkotike. Kjo është një sfidë, është një luftë me shumë beteja, unë dhe djali im dolëm humbës në këtë pjesë. Sepse ai më nuk është në mesin tonë”, ka thënë Musliu.

“Më e dhimbshmja e kësaj është se ai jo vetëm që ishte i shqetësuar për vetën, ai pati amanet edhe për të tjerët, ai amanet më është ngulitur në kokë. Më ka bërë si nënë të mos qëndroj duarkryq ta shndërroj atë dhimbje në egoizëm, të marrë një mision për t’iu qëndruar afër qindra familjeve. Fatkeqësisht, numri i të prekurve me drogë është rritur”, njofton KlanKosova.tv.