Fjalë Kyçe

Musliu: Është krijuar pasiguri gjatë festave, Qeveria Hoti po viktimizohet

Musliu: Është krijuar pasiguri gjatë festave, Qeveria Hoti po viktimizohet

Partia Demokratike e Kosovës sot ka organizuar një konferencë për media.

Me këtë rast, deputetja nga radhët e këtij subjekti, Ganimete Musliu foli për sigurinë në vend.

Ajo tha se degradimi i sigurisë në Kosovë është i papranueshëm, derisa kritikoi Qeverinë Hoti për këtë.

“Është krijuar pasiguri e madhe sidomos gjatë festave të fundvitit”, u shpreh Musliu.

Musliu tutje tha që Qeveria Hoti vetëm po viktimizohet sepse nesër prapë do fajësojë dikë tjetër për gabimet e tyre.

Madje ajo e quan këtë qeveri si qeveri të lodhtë.

Fjalimi i plotë:

Sot ju kemi ftuar për të adresuar një çështje e cila ditët e fundit ka marrë përmasa shqetësuese.

Bëhet fjalë për sigurinë e vendit dhe të qytetarëve të Kosovës, vjedhjet, grabitjet, plaçkitjet, sulmet me armë që po ndodhin gjithandej Kosovës, e me theks të shtuar në Prishtinë.

PDK-ja po i ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit ne vend dhe e konsideron të papranueshme këtë situatë të rrezikshme.

Kjo është situatë me tëndencë përkeqësimi të mëtejshëm të sigurisë në vend, dhe e bën përgjegjëse drejtpërdrejt qeverinë Hoti e cila ka qasje jo serioze karshi situatës.

Brenda tri ditëve u raportua për disa vjedhje e grabitje bankash e biznesesh, e deri edhe te arkat humanitare të vendosura tek bizneset e ndryshme dhe libraritë.

Në këto akte, u plagos një polic nga grabitësit dhe u rrezikuan dhjetëra qytetarë të Kosovës.

Mos të flasim për frikën që po përhapet tek qytetarët dhe veçanërisht dëmi që po u shkaktohet bizneseve çdo ditë.

Nëse vazhdon ky trend i përditshëm i sulmeve e vjedhjeve ndaj bankave e bizneseve të vendit, Kosova do të hyjë në një cikël të rrezikshëm të pasigurisë dhe të mbylljes të bizneseve.

Askush nuk do të ketë interesim e as guxim të investoj më në Kosovë nëse nuk ka siguri për jetën e tij, pronën dhe pasurinë.

Të nderuar qytetarë,

Vendi jonë, dekadën e tretë të pasluftës po e fillon duke u përballur me sfida të mëdha.

Një nga këto sfida është edhe çështja e sigurisë në vend.

Degradimi në raport me menaxhimin e këtij sektori filloi me ish qeverinë Kurti e po vazhdon me intensitet nga kjo qeveri e lodhtë dhe ky kryeministër kukull.

Vendi jonë çdo ditë është duke rrëshqitur në një rrugë të rrezikshme të pasigurisë.

Veçmas është krijuar pasiguri e madhe, kur jemi në prag të festave të fundvitit.

Shkarkimi i zyrtarëve profesionist nga udhëheqja e institucioneve të pavarura e kredibile, dhe mungesa e një plani se çfarë do të veprohet konkretisht në situata dhe rrethana te caktuara, ka krijuar vakum institucional dhe mungesë të autoritetit përkatës shtetëror.

Të vetmin plan që shihet që e ka ky kryeministër dhe partia e tij LDK-ja, është që i ka kapur tani të gjitha institucionet kryesore në vend, dhe po vendosë aty njerëz partiak, të padijshëm dhe jo profesional.

Vendi jonë duke kaluar në një krizë të rëndë ekonomike është shnëdrruar në një arenë vjedhjesh dhe grabitjesh të rrezikshme.

Raportimet e dy ditëve te fundit, apo thënë me qartë komplet javës që lam pas, janë shqetësim që siguria e vendit po kalon në duart e gangsterëve.

Qeveria Hoti është duke bërë përpjekje maksimale që të fshihet mbrapa një sjellje viktimizuese.

Ajo të vetmin qëllim e ka që nesër ta fajësoj dikë tjetër edhe për dështimet në fushën e sigurisë.

Mirëpo përgjegjësia i takon kësaj qeverie.

Kjo qeveri e lodhtë dhe ky kryeministër anemik në dukje, e teper arrogant në veprime, duhet menjëherë ta ndërprejnë mentalitetin primitiv të përndjekjeve dhe të shkarkimeve pa kurrfarë kriteri.

Nuk jemi në pozitë kur mund të lejojmë qe institucionet më të rëndësishme të vendit të mbeten pa udhëheqës dhe të degradohen skajshmërisht.

Shumë pozita udhëheqese kanë mbetur ose vakant ose me ushtrues detyre, të cilët, sic dihet, janë të hendikepuar në kopmetencat e tyre.

Partia Demokratike e Kosovës edhe njëherë shpreh shqetësim për gjendjen  e sigurisë në vend, vjedhjet, grabitjet dhe plaçkitjet e shumta që kanë ndodhë e po ndodhin cdo ditë duke e rënduar jetën e qytetarëve dhe duke e sfiduar durimin e tyre.

PDK konsideron se kjo qeveri e lodhtë është e paaftë për të menaxhuar me këtë fushë.

PDK kërkon nga qeveria Hoti që me urgjencë të nderprejë këtë mënyrë të të bërit politike dhe ti mbaj larg duart nga institucionet vitale dhe të pavarura të shtetit.

PDK kërkon që urgjentisht të dilet me një plan konkret dhe të ndalet degradimi dhe abuzimi me sistemin e sigurisë në vend.

Partia Demokratike e Kosovës ia kujton Qeverisë Hoti se Institucionet shtetërore te sigurisë nuk jane asete partiake dhe nuk guxojmë ti mbyllim sytë e të lejojmë të shkatërrohet investimi me vite  shtetit te Kosoves dhe të miqve tanë ndërkombëtarë.

Degradimi ne organet e sigurise po ndodhë cdo ditë duke larguar ekspert e profesionist e ne vend të tyre po vendosen persona te paafte e jo kompetent, të cilët atribut të vetëm e kanë dëgjueshmerine ndaj shefit të qeverisë dhe të partisë që ai i takon.