Fjalë Kyçe

Musliu përshëndetet me Sami Lushtakun, ka edhe një mesazh për të

Musliu përshëndetet me Sami Lushtakun, ka edhe një mesazh për të

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka shkuar në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, për tu përshëndetur me ish-komandantin e UÇK-së, Sami Lushtakun, i cili është nisur drejt Hagës

Musliu, tha para mediave se shteti e ka obligim moral t’i mbështesë të gjithë ata persona që ftohen nga Gjykata Speciale.

“Mendoj që shteti ka obligim moral t’i mbështet të gjitha ata që ftohen nga Gjykata Speciale, shteti duhet të jetë prapa tyre. Këta po shkojnë të sfidohen me drejtësinë. Kam dalë këtu që të jem pranë familjeve të Lushtakut dhe Rrustem Mustafës. Jam krenare për luftën e tyre dhe që kanë sjell liri. Moralisht jam me të gjithë ata që marrin rrugën për në Hagë”, tha Musliu

Dy ish-komandantët  UÇK-së, do të intervistohen gjatë kësaj jave nga Gjykata Speciale. Sami Lushtaku do të intervistohen me datën 16 janar, ndërsa Rrustem Mustafa me 14.