Fjalë Kyçe

Musliu-Shoshi: Sektorin privat planifikojmë ta shumëfishojmë si dukuri

Musliu-Shoshi: Sektorin privat planifikojmë ta shumëfishojmë si dukuri

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, takoi qytetarët nga Prekazi dhe disa lagje të Skenderajit.

Musliu-Shoshi tha se me qytetarët u diskutuar për vizionin e PDK-së dhe luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit, shkruan Gazeta Alo.

“Takimet me qytetarët nga Prekazi, dhe disa lagje të Skenderaj, ku me qytetarët biseduam për Dekadën e Re, për vizionin e PDK-së, dhe luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit!”-tha Musliu Shoshi.

Kandidatja për deputete Ariana Musliu-Shoshi tregoi për mbështetjen nga qeveria e ardhshme të sektorit privat, e këtë e tha gjersa vizitoi një fabrikë këpucësh.

“Vazhduam në fabrikën e këpucëve “Muli” e cila është një storie suksesi i sektorit privat, të cilin ne planifikojmë ta shumëfishojmë si dukuri!”-tha Musliu-Shoshi./Gazeta Alo/