Ka filluar të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Anëtarëve të kësaj partie iu është drejtuar kryetari i Partisë, Isa Mustafa, derisa i ka njoftuar se marrëveshja me Lëvizjen Vetëvendosje, formalisht ka përfunduar.
Ai ka thënë se beson që kjo qeverisje do të jetë në interes të vendit dhe forcimit të institucioneve.
“Formalisht marrëveshja ka përfunduar. Përfundimin definitiv të marrëveshjes e bëjmë sot në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së. Ajo që besoj është që iu kemi përmbajt diskutimeve dhe qëndrimeve të anëtarëve të Këshillit të LDK-së. Uroj që kjo qeverisje dhe ky koalicion të jetë në interes të vendit dhe në interes të forcimit të institucioneve të Kosovës dhe forcimit të disa fushave që janë në interes të vendit”, ka thënë ai.