Fjalë Kyçe

Mustafa: Besoj se pafajësia e Haradinajt do të provohet edhe kësaj radhe

Mustafa: Besoj se pafajësia e Haradinajt do të provohet edhe kësaj radhe

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj, shkruan GazetaAlo.

Ai ka thënë se ndjenë keqardhje që kjo dorëheqje ka ndodhur si shkak i ftesës së Haradinajt nga Gjykata Speciale, tutje është shprehur se pafajësia e Haradinajt do të provohet edhe kësaj radhe.

Postimi i tij i plotë:

Qytetarë të nderuar,

LDK në vazhdimësi ka kërkuar që kjo qeveri të japë dorëheqje, por ndjejmë keqardhje që kjo ndodhë për shkak të ftesës nga Dhomat e Specializuara, të Kryeministrit të Kosovës.

Besoj fuqishëm se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër dhe poashtu besoj se pafajësia e z. Haradinaj do të provohet edhe kësaj radhe.