Fjalë Kyçe

Mustafa i reagon deklaratës së Haradinajt: Në qeverisjen time asnjëherë nuk është biseduar për territore

Mustafa i reagon deklaratës së Haradinajt: Në qeverisjen time asnjëherë nuk është biseduar për territore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas deklaratave të Daut Haradinajt, i cili tha se ideja për ndryshim territoresh ka lindur në kohën e qeverisjes së Mustafës.

Mustafa ka reaguar duke thënë se ide të tilla  asnjëherë nuk janë shtruar dhe nuk janë trajtuar gjatë qeverisjes së tij.

“Në qeverisjen time nuk është biseduar as zyrtarisht dhe as jozyrtarisht për shkëmbim territoresh. Ide të tilla asnjëherë nuk janë shtruar dhe nuk janë trajtuar. Në qoftë se dikush i ka pasur në kokë, unë nuk ia kam lexuar dhe as që do të dëshiroja t’ia lexoj”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë
Në qeverisjen time nuk është biseduar as zyrtarisht dhe as jozyrtarisht për shkëmbim territoresh.
Ide të tilla asnjëherë nuk janë shtruar dhe nuk janë trajtuar. Në qoftë se dikush i ka pasur në kokë, unë nuk ia kam lexuar dhe as që do të dëshiroja t’ia lexoj.
E kuptoj frustrimin e para zgjedhjeve dhe logjikën për të spërkatur në të gjitha anët, por duhet të kemi një minimum etike dhe sinqeriteti. Kjo vlen edhe për z. Daut Haradinaj i cili dje deklaroi se ideja për ndryshim territoresh ka lindur në kohën e qeverisjes së Isa Mustafës. Minimumi që duhet të thoshte z. Haradnaj është një fakt i vetëm se kjo është përmendur dhe ka ndodhur gjatë qeverisjes time. Nuk mahitem me Dautin me etiketime si të shkretë apo të mjerë, sepse e përkujtoj se jam lider i partisë më të fuqishme në Kosovë, por e ftoj që garën ta zhvillojë në rrafshin e argumenteve. Mos të shërbehet me të pavërteta.