Fjalë Kyçe

Mustafa jep edhe formalisht dorëheqje nga i pari i LDK-së, thotë se nuk është fajtor për rezultatin zgjedhor

Mustafa jep edhe formalisht dorëheqje nga i pari i LDK-së, thotë se nuk është fajtor për rezultatin zgjedhor

Kryetari i deritanishëm i LDK-së, Isa Mustafa ka dhënë edhe formalisht dorëheqjen e parevokueshme si gjest moral.

Megjithatë, ai ka deklaruar gjatë mbledhjes së Kuvendit Zgjedhor të LDK-së se nuk ndihet fajtor për rezultatin zgjedhor të partisë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kujtojmë se në këto zgjedhje LDK-ja ka fituar vetëm 12.73 për qind të votave të qytetarëve. Kjo edhe qoi në dorëheqjen e Mustafës dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme brenda partisë.