Fjalë Kyçe

Mustafa: Kufijtë nuk mund të jenë temë e dialogut

Mustafa: Kufijtë nuk mund të jenë temë e dialogut

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se ka tendenca qëllim këqija që të relativizohet qëndrimi i LDK-së për dialogun sa i përket kufijve.

“LDK-ja vlerëson se Marrëveshja Përfundimtare me Serbinë duhet të arrihet pa e cenuar në asnjë formë shtetësinë e Kosovës, të përcaktuar me Deklaratën e Pavarësisë të 17 shkurtit 2008, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë; pra kufijtë, integriteti territorial dhe karakteri unitar i shtetit nuk mund të jenë temë e dialogut”.

“(Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 23 tetor 2018, dokumenti “ORIENTIMET BAZË TË LDK-së PËR DIALOGUN NDËRMJET REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE REPUBLIKËS SË SERBISË”, i publikuar ne faqen zyrtare të LDK-së). Çdo deklarim tjetër nuk përfaqëson qëndrim të LDK-së”, shkruan Mustafa në rrjetin social Facebook.