Fjalë Kyçe

Mustafa: LDK nuk do të bëhet pjesë e ekipeve të improvizuara dhe jolegjitime  për dialogun

Mustafa: LDK nuk do të bëhet pjesë e ekipeve të improvizuara dhe jolegjitime  për dialogun

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka ripërsëritur qendrimin e tij kundër të pjesmarrjës së LDK-së në Ekipin Negociator për dialog me Serbinë. Megjithatë Mustafa ka thënë se LDK mirëpret përkrahjen e Presidentit Trump për dialog.

“Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së rikonfirmuam qëndrimin tonë për dialogun. LDK përshëndetë dhe mirëpret përkrahjen e Presidentit Trump si dhe atë të BE-së për dialogun. LDK do të realizojë fuqishëm rolin e saj opozitar për t’i kontribuar këtij procesi. LDK nuk do të bëhet pjesë e ekipeve të improvizuara dhe jolegjitime, sepse dialogu kërkon qasje shumë serioze dhe vendime që mund ti marrin vetëm ata që kanë përkrahje të qytetarëve”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook..