Fjalë Kyçe

Nis takimi Kurti-Mustafa

Nis takimi Kurti-Mustafa

Ka filluar takimi i radhës mes liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa në përpjekje të arritjes së marrëveshjes bashkëqeverisëse.

Dy liderët partiak bashkë me vartësit e tyre janë parë duke hyrë në ambientet e Kuvendit të Kosovës ku do të zhvillojnë diskutimet.

Kjo është dita e dytë me radhë ku po takohen liderët e VV-së dhe LDK-së, teksa në orët e hershme të ditës sotme dy partitë kanë mbledhur kryesitë partiake për t’i njoftuar mbi rrjedhën e negociata.

Në VV u shprehën të qartë se ajo që po bën bllokada është LDK duke kërkuar postin e presidentit.
____________

Mustafa mbërrin në Kuvend, pritet takimi me Kurtin

Ishte paralajmëruar më herët gjatë ditës se do të mbahet një takim nga ora 16:00 liderit të VV-së, Albin Kurti, dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.

Në këto momente, Mustafa, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të partisë, ka arritur në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, për Kurtin nuk dihet ende nëse ka mbërritur.

Ndërkaq, Mustafa nuk ka pranuar të flasë me gazetarë para takimit me Kurtin.