Fjalë Kyçe

Mustafa: Për atë që dëshiron t’i shihet puna, s’ka detyrë më të vlefshme sesa të jesh kryetar komune

Mustafa: Për atë që dëshiron t’i shihet puna, s’ka detyrë më të vlefshme sesa të jesh kryetar komune

Ish-kryeministri i vendit, njëherit ish-kryetar i Prishtinës, Isa Mustafa, ka bërë një krahasim rreth mënyrës së qeverisjes qendrore ndaj asaj lokale.

Në Doku n’Klan, ish-drejtuesi i LDK-së, u shpreh se puna e kryetarit të komunës është më e vlefshme për disa arsye, derisa në detyra të qeverisjes qendrore, ai thotë se puna që bën nuk lidhet çdoherë me individin.

”Për atë që dëshiron që të shihet puna e tij, edhe ta kujtojnë atë për veprën e tij, nuk ka punë më të rëndësishme apo më tërheqëse dhe me të vlefshme, sesa, puna e kryetarit të komunës”.

”Sepse në qeverinë qendrore, mund të punoj shumë, mirëpo puna nuk lidhet drejtpërdrejtë me individin”.