Fjalë Kyçe

Mustafa: Serbia nuk është e interesuar të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Serbia nuk është e interesuar të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën e aq më pak ta njeh si shtet.

E, gjitha kjo sipas Mustafës po vërehet nga fushata që Serbia po bën për ç‘njohjen e pavarësisë së Kosovës nga disa vende, sikurse edhe fushata kundër Kosovës për anëtarësim në Interpol, shkruan Gazeta Alo.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Mustafa ka shkruar se Serbia po krenohet me dëmet që po na i shkakton në arenën ndërkombëtare.

Postimi i tij i plotë:

Veprimet e Serbisë, sidomos fushata për ç‘njohjen e pavarësisë së Kosovës nga disa vende, sikurse edhe fushata kundër Kosovës për anëtarësim në Interpol, flet se ky shtet fqinj nuk është i interesuar të normalizojë marrëdhëniet me vendin tonë e aq më pak ta njoh shtetin e Kosovës.

Sërbia po krenohet me dëmet që po na i shkakton në arenën ndërkombëtare.

Politikat e fqinjësisë së mirë, paqës dhe stabilitetit, për të cilat janë zotuar vendet e Ballkanit Perëndimor bien ndeshë me një sjellje të tillë. Kjo sjellje nuk ka asgjë të përbashkët edhe me kërkesën e BE-së dhe SHBA-ve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, me njohje reciproke.

Prandaj do të ishte mirë të lihet anash mentaliteti i trashëguar armiqësor dhe të punohet për të kultivuar një mjedis në të cilin punojmë për prosperitet të qytetarëve tanë. IM/Gazeta Alo/