Fjalë Kyçe

Mustafa shpreh ngushëllime për rastin e dy aksidenteve që ndodhen sot

Mustafa shpreh ngushëllime për rastin e dy aksidenteve që ndodhen sot

Me rastin e vdekjes së katër qytetarëve në dy aksidente, njëri në Duhël të Therandës që mori jetën e tre të rinjve dhe aksidenti tjetër në Vitomiricë që mori jetën e një qytetari, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram ngushëllimi

“Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e tre të rinjve, dy djem nga Komuna e Lipjanit dhe njëri nga Prishtina.

Familjes Retkoceri dhe Tmava nga Komuna e Lipjanit, kryetarit të Komunës z. Imri Ahmeti dhe gjithë qytetarëve të Lipjanit ju shpreh ngushëllimet e mia dhe të LDK-së.

Poashtu ngushëllime i shpreh familjarëve dhe qytetarëve të Prishtinës dhe Pejës.

Aksidentet e fundit janë tejet shqetësuese për ne, prandaj në emrin tim të gjithë qytetarëve iu bëj thirrje të kenë kujdes dhe vëmendje më të madhe në trafik”, thuhet në letrën e ngushëllimit të Mustafës.