Fjalë Kyçe

Mustafa shpreh ngushëllimet për familjen Daci

Mustafa shpreh ngushëllimet për familjen Daci

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka ngushëlluar familjen Daci për humbjen tragjike të djalit të tyre, Arianit.

Përmes një telegram të ngushëllimit dërguar familjes Daci, Mustafa në emër të LDK-së i ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve, miqve dhe Qcverisë së Kosovës, lajmi.net.

Ky është telegrami i ngushëllimit nga Mustafa:

Me dhimbje mësuam lajmin për tragjedinë në Brezovicë që fatkeqësisht humbi jetën djali juaj, Arian Daci.

Në emrin tim dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të gjithë miqve të Arianit, Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kolegëve të tij.