Fjalë Kyçe

Mustafa: Të shtunën Shpendi shpëtoi Qeverinë, të hënën Kushtetuesja e shpëtoi atë

Mustafa: Të shtunën Shpendi shpëtoi Qeverinë, të hënën Kushtetuesja e shpëtoi atë

Gjykata Kushtetuese ka marrur vendim që Shpend Ahmeti të mbetet kryetar i Prishtinës, shkruan GazetaAlo.

Pretendimet e Arban Abrashit se zgjedhjet e vitit 2017 ishin manipuluar, sot i ka hedhur si të pabaza Gjykata Kushtetuese.

Për këtë ka reaguar i pari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili përmes një statusi në Facebook ka thënë se kjo gjykatë, i ka bërë nder Shpend Ahmetit, kryetarit të kryeqytetit.

“Të shtunën, Shpend Ahmeti e shpëtoi Qeverinë, të hënën Gjykata Kushtetuese e shpëtoi Shpend Ametin. E mira kthehet me të mire! Gjykata Kushtetuese shkeli të gjitha afatet ligjore për të vendosur për kërkesën e Arban Abrashit. Në fund vendosi në interes të pushtetit” ka shkruar Mustafa.

Mustafa në këtë status ka kujtuar edhe një rast të një miku të tij ku sipas tij, njejt kishte vendosur edhe Gjykata e atëhershme, në vitet e nëntëdhjeta.

“Vendimi i sotëm i kësaj gjykate, më kujtoi një rast të viteve nëntëdhjeta të një mikut tim, profesor nga Tirana. Kishte shkuar në gjykim për të kërkuar lirimin e shtëpisë së tij, që ia kishte uzurpuar një palë. Kur gjykata vendosi në llogari të palës uzurpuese, profesori mbeti ulur në gjykatë, i habitur. Gjykatësi kërkoi të largohet, pasi kishte përfunduar gjykimi. Profesori e pyeti, po si u bë prona ime pronë e tij?! Gjykatësi iu përgjigj, kësaj radhe ky e bëri punën, bëre ti punën radhën tjetër! Një shtet që e humb besimin në Gjykatën Kushtetuese nuk i ka punët mirë! As shteti e as Gjykata. IM” ka shkruar më tutje kryetari i LDK-së.

Kujtojmë që deri në vitin 2015,Isa Mustafa dhe LDK e udhëhiqnin Prishtinën./GazetaAlo.