Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar të gjithë mësimdhënësit për ditën e 7 Marsit.
Mustafa, ka thënë se do u jemi mirënjohës për kontributin e tyre shembullor, për dhënien e dijes dhe në veçanti, shpreh urimet dhe konsideratën më të lartë, shkruan Gazeta Alo.
Sipas tij, misioni i tyre në zhvillim të vendit dhe shoqërisë meriton respekt dhe përkrahje nga të gjithë ne.
Urimi i tij i plotë:
Të gjithë mësimdhënësve, që mision kishin dhe kanë shpërndarjen e dijes, ju uroj 7 Marsin, Ditën e Mësuesit.
Do të u jemi mirënjohës për kontributin e tyre shembullor, për dhënien e dijes dhe në veçanti, shpreh urimet dhe konsideratën më të lartë, nga unë dhe e gjithë LDK, për të gjithë arsimtarët që në çdo kohë frymuan shqip.
Misioni i tyre në zhvillim të vendit dhe shoqërisë meriton respekt dhe përkrahje nga të gjithë ne./Gazeta Alo/