Fjalë Kyçe

Mustafa: Viti po përfundon me një qeverisje që premton shumë për kumarin dhe kumarxhinjtë

Mustafa: Viti po përfundon me një qeverisje që premton shumë për kumarin dhe kumarxhinjtë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë aktuale dhe e cilëson vitin e ardhshëm edhe më të vështirë.

Mustafa, shkruan se ky vit po përfundon me një qeverisje që dështoi në fushat themelore por me një premtim të madh për kumarin dhe kumarxhinjtë.

“Qeveria me koncept dokumentin për lojëra e fatit do ta bëjë Kosovën lavatriqe të parave të pista nga droga e prostitucioni; nga fajdeja, tenderët dhe ekonomia informale. Vitin që vjen pritet se në shtëpi do të vijnë burrat me xhepa bosh, pa para me të cilat e provojnë fatin e tyre dhe fëmijët e përlotur të cilët, në vend të ushqimit, afër shkollave të tyre luajnë lojëra të fatit”, ka shkruar kryetari i LDK-së, transmeton Koha.net.

Ka thënë se ky është premtim i madh i Qeverisë së madhe me ministra dhe zëvendësministra me aktakuza!.

“Në vitin 2019 duhet të jemi gati të mbrojmë familjet tona, fëmijët, mbesat dhe nipërit tanë nga vendimet dhe veprimet e papërgjegjshme të kësaj qeverie. Por, ne do të ngadhënjejmë!”, ka shkruar ai.