Fjalë Kyçe

Mustafi u transferua nga Arsenali te Schalke, Bundesliga thyen edhe një rekord

Mustafi u transferua nga Arsenali te Schalke, Bundesliga thyen edhe një rekord

Shkodran Mustafi u transferua nga Arsenali te Schalke dhe ky kalim u bë zyrtar në ditën e fundit të afatit kalimtar të dimrit. Bundesliga me këtë lëvizje e fitoi edhe një kampion të Botës dhe e kaloi La Ligën në këtë statistikë.

Mustafi u bë lojtari i 14-t që e ka fituar titullin më të çmuar në futboll. Në Spanjë janë vetëm 13 futbollistë profesionistë që e kanë fituar Botërorin. 28-vjeçari që luan në mbrojtje, e mbylli garën në Brazil me një lëndim në raundin e 16 shteteve më të forta. Gjermania megjithatë, e fitoi duelin kundër Algjerisë 2:1, ndërsa Mustafi pësoi dëmtim në muskulin e këmbës së majtë. Kundër jugafrikanëve, Mustafi u zëvendësua nga Sami Khedira. I njëjti futbollist u kthye në Bundesligë si kampioni i 13-t i Botës në ditën e fundit të këtij afati kalimtar.

Në total janë 52 futbollistë aktiv që janë kampionë të Botës. Bundesliga ka 14 lojtarë, La Liga ka 13, elita e futbollit të Francës një, Premier League ka shtatë të tillë, Serie A ka katër, Superliga e Turqisë dy, ndërsa nga një kanë elita e futbollit të Portugalisë, Holandës, SHBA-së dhe Japonisë. Kampioni më i vjetër i Botës e që është ende aktiv në lojën e futbollit është pjesë e Serisë A italiane. Portieri Gianluigi Buffon është 43-vjeçar, ndërsa triumfoi në Botërorin e vitit 2006 në Berlin të Gjermanisë.