Ngjarjet e zhvilluara dje me Robin Krasniqin na kanë bërë të kujtohemi për pesë vjedhjet më të mëdha në historinë e boksit.
Krasniqi grumbulloi dje një juri profesionale me pesë anëtarë, për të rivlerësuar meçin e tij ndaj Bosel.
Por, në histori të boksit njihen edhe vjedhje më të mëdha të meçeve, anash asaj të Krasniqit, që për adhuruesit shqiptarë të boksit e konsiderojnë si vjedhjen më të madhe.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell pesë duelet ku ndodhën vjedhje nga juria.
5:Lennox Lewis – Evande Holyfield 1: Dyshja përballeshin më 13 mars në ‘MSG’. Në një duel taktik, Lewis dominoi. Holyfield kishte momentet e tij. Pas 12 raundeve të gjithë pritën që fituesi të ishte Lennox, por juria kishte vendosur ndryshe.
4: Timothy Bradley – Manny Pacquiao 1: Pacquiao dominonte Bradley duke e dëmtuar në MGM, por Bradley mori dy nga tre anëtarët e jurisë për t’u shpallur në fund fitues.
3: Penell Whitaker – Julio Cesar Chavez: 10 shtator i vitit 1993, në San Antonio, dy boksierët më të mirë asokohe viheshin përballë njëri tjetrit. Vendimi pritej t’i takonte Whitaker, por dy anëtarë zgjodhën Chavez, përcjell lajmi.net.
2: Roy Jones JR – Park Si-Hun: Në Lojërat Olimpike 1988 në Seoul, Jones dominoi çdo minutë të çdo raundi. Në fund, në pritje të vendimit, koreani Si-Hun mori vlerësimin 3-2 në favor të tij.
1: Pernell Whitaker – Jose Luis Ramirez 1: Kjo vazhdon të jetë vjedhja më e madhe në ringun e boksit. Shumë thonë se presidenti i WBC asokohe dëshironte një përballje meksikanësh për unifikimin e titujve. Whitaker duhej të priste radhën e tij. Ramirez fitonte me vendim të ndarë të jurisë. Ky vendim konsiderohej si vendimi më i keq i dekadës.