Fjalë Kyçe

“Na jemi me juve dhe Albinin”, Osmani pranon lule nga mërgimtarët gjatë homazheve te varri i Rugovës

“Na jemi me juve dhe Albinin”, Osmani pranon lule nga mërgimtarët gjatë homazheve te varri i Rugovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot bëri homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, shkruan Indeksonline.

Pas përfundimit të homazheve, një çift mërgimtarësh nga Norvegjia i dhuruan lule teksa edhe i shprehën mbështetjen për të dhe kryeministrin Albin Kurti.

“Urime, Ibrahim Rugova ka thënë të bashkum shkojmë përpara. E ju me Albinin dhe me Qeverinë jeni këtu. Na jemi me juve. Zoti ju bekoftë”, dëgjohet teksa flet ai.

Osmani tha se erdhi aty për ta nderuar veprën e arkitektit të shtetit tonë.

“Erdha këtu ta nderoj kujtimin dhe veprën e arkitektit të shtetit tonë. Edhe ne ditën e betimit tim si presidente, kam thënë se ai i ka dhënë politikës dimensionin më të çmueshemn, atë human.

Ka arritur që Kosovën ta bëjë të njohur për të gjithë botën. Miqësitë që ai i siguroj për shtetin tonë akoma janë ndër bazamentet më të fuqishmë të lirisë sonë“, deklaroi Osmani.