Fjalë Kyçe

Nagavci: Brenda disa dite realizohen pagesat në formë avansi për orët e humbura

Nagavci: Brenda disa dite realizohen pagesat në formë avansi për orët e humbura

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se për 22 ditët e humbura të mësimit për shkak të grevës, brenda disa dite do të realizojnë pagesat në formë avansi në mënyrë që orët të mbahen gjatë muajve në vijim.

Nagavci ka thënë se ministri i Financave e ka obligim ligjor që të kujdeset për buxhetin e shtetit.

“Nga ana tjetër kemi një situatë tejet problematike, ngase komunat nuk ka dërguar listat, madje edhe ka bërë presione të ndryshme që të vazhdohet greva në mënyrë që kjo të shfrytëzohet për çështje politike”, ka thënë ajo, duke shtuar do ta realizon pagesën për orët e humbura ku edhe kanë nxjerr vendimin për rishikimin e kalendarit mësimor.

“Brenda disa dite do të ekzekutohen pagat në formë të avansit për punën që do të bëhet në muajt në vijim për 22 ditët e humbura për shkak të grevës”, tha ajo në ATV.

Ajo u ndal edhe te ligji i pagave, duke thënë se kanë parashikuar koeficientin më të mirë që ka qenë ndonjëherë.për mësimdhënësit.

E kur është pyetur nëse ligji do të miratohet në muajin janar, ajo ka theksuar se nuk mund të jap garanci pasi do të jetë në dorën e deputetëve, por e rëndësishmja është që në momentin që hyn në fuqi ligji, mësimdhënësit do të trajtohen ashtu siç duhet.