Fjalë Kyçe

Nagavci: Është me rëndësi që edhe nxënësit të ndikojnë në kursimin e energjisë, duke vetëdijësuar edhe bashkëmoshatarët e tyre

Nagavci: Është me rëndësi që edhe nxënësit të ndikojnë në kursimin e energjisë, duke vetëdijësuar edhe bashkëmoshatarët e tyre

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli bashkëbiseduan sot me nxënësit e shkollës “Faik Konica” për kursimin e energjisë elektrike.

Këtë e ka bërë të ditur Nagavci përmes një statusi në Facebook, ku tutje tha që i kanë përgëzuar fëmijët për fushatën e tyre për vetëdijësimin dhe kursimin e energjisë.

“Është shumë e rëndësishme që edhe nxënësit të ndikojnë në kursimin e energjisë elektrike, duke vetëdijësuar familjet dhe bashkëmoshatarët e tyre. Kreativiteti i nxënësve në të ardhmen mund të sjellë rezultate edhe më të mëdha në inovacion. Uroj që shembullin e këtyre nxënësve ta ndjekin të gjitha shkollat në Kosovë”, ka shkruar Nagavci.