Fjalë Kyçe

Nagavci: Nuk ka institucion i cili mund të më shantazhojë

Nagavci: Nuk ka institucion i cili mund të më shantazhojë

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci u është përgjigjur akuzave të deputetes së PDK-së Ganimete Musliut.

“Unë nuk e shantazhoj askënd, po ashtu nuk ka asnjë person, asnjë organizatë, asnjë institucion që mund të më shantazhojë mua. Të gjithë duhet të punojmë bashkë. Përtej që unë nuk e shantazhoj askënd, nuk pranoj as shantazhe nga askush” ka thënë Nagavci pas deklarimeve të Musliut e cila e akuzoi atë për mosbashkëpunim me SBASHK-un dhe mësimdhënësit.