Fjalë Kyçe

Naim Maloku pyet deputetët për Veselinoviçin: A guxoni të kërkoni publikimin e kontratave?

Naim Maloku pyet deputetët për Veselinoviçin: A guxoni të kërkoni publikimin e kontratave?

Eksperti i sigurisë, Naim Maloku, pyet përfaqësuesit e popullit në Kuvendin e Kosovës, nëse guxojnë të kërkojnë të publikohen të gjithë tenderët e kompanive të Zvonko Veselinoviç vëllait Zharko Veselinoviç, pastaj Zhelko Bojiç, Milan Mihajloviç, Sinisha Nedeljkoviç, Radovan Radiç, Milan Radisavleviç, Milojko Radisavleviç, Milan Radojçiç, Marko Rosiç, Radule Steviç, Milivoje Vuloviç.

“Deputetë dhe deputete të Kuvendit të Kosovës, të pozitës dhe opozitës! Ju besoj që jeni përfaqësues të denjë të popullit dhe që fort në mendje dhe zemër e keni punën për popull. Për patriotizmin tuaj as që duhet të diskutohet. A guxoni me kërku publikimin e të dhënave për të gjithë tënderët e Veselinoviçit me shokë”, pyet Maloku.

Shtetet e Bashkuara vendosën të mërkurën sanksione ndaj dhjetëra individëve dhe subjekteve në të gjithë Evropën dhe hemisferën perëndimore, duke shënjestëruar një grup të krimit të organizuar me seli në veriun e Kosovës.Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja e Departamentit të Thesarit shënjestroi të mërkurën grupin e afaristit serb Zvonko Veselinoviç.

Grupi akuzohet pos tjerash për marrëveshje me politikanët për të ndihmuar fitoren e tyre në zgjedhje dhe mbështetjen financiare për ta.Në këmbim, politikanët do t’u jepnin vëllezërve kontratat më të mira të infrastrukturës dhe kontrollin e zonave të caktuara për bizneset e tyre.