Ish-trajneri i Belgjikës, Wilmots, ka lavdëruar mesfushorin e Interit, Nainggolan.
Nainggolan nuk ishte pjesë e kombëtares belge në Kupën e Botës “Rusia 2018”. Wilmots mendon se mesfushori belg është dashur të jetë pjesë e Belgjikës në Botërorin “Rusia 2018”.
“Nainggolan jep gjithmonë më të mirën në fushë”, tha ai.
“Gjithmonë kam thënë se meritonte të ishte në botëror”, theksoi Wilmots.