Fjalë Kyçe

Nainggolan kalon te Cagliari

Nainggolan kalon te Cagliari

Radja Nainggolan është praktikisht një lojtar i Cagliarit.
Siç njofton “Sportmediaset”, futbollisti belg pasditen e djeshme ka lënë qendrën stërvitore të Interit, “La Pinetina” për t’u drejtuar në Sardenga, ku pritet të nënshkruaj kontratën e re me Cagliarin. Mesfushori që u “përjashtua” nga skuadra zikaltër, për shkak se trajneri Antonio Conte nuk e bëri pjesë të planeve të tij, kërkoi me ngul rikthimin te Cagliari, ku nisi dhe rrugëtimin e tij të Seria A.

Edhe pse kishte oferta dhe nga Fiorentina, sërish, Nainggolan zgjodhi të rikthehej në Sardenga. Gjatë mbrëmjes së të enjtes u zgjidhën dhe detajet e fundit të marrëveshjes mes dy skuadrave. Te Inter futbollisti përfitonte 4,5 milionë euro në sezon, një rrogë e majme dhe jashtë mundësive të kuqeblueve dhe në këtë drejtim, “zikaltërit” kanë rënë dakord t’i paguajnë një pjesë të rrogës mesfushorit.

Transferimi i futbollistit është realizuar në formën e huazimit. Me blerjen e Nainggolan, Cagliari përforcohet në mesfushë me një lojtar potent në të dyja fazat e lojës. Ai është i aftë si në fazën sulmuese, ashtu edhe në atë mbrojtëse.