Klubi francez, Monaco që po kalon tejet të vështirë në Ligue1, synon që gjatë tregut të janarit, të sjellë disa përforcime në mënyrë që shpëtimin ta sigurojë në pjesën e dytë të garave, transmeton Gazeta Alo.
Krerët e Monacos janë duke i monitoruar disa futbollistë, dhe sipas medieve franceze, mbrojtësi i Schalke 04, Naldo është prioritet i skuadrës së Thiery Henrys.
Drejtuesit e Monacos, mësohet se kanë vënë kontaktet e para me agjentin e lojtarit, dhe duket se brenda pak ditësh skuadra franceze do të nis negociatat me Schalken për blerjen e Naldo-s.
Ndryshe, lojtari është duke u vëzhguar edhe nga disa klube tjera evropiane, por Monaco duket se do të jetë destinacioni më i mundshëm. /Gazeta Alo/