Fjalë Kyçe

Napoli dhe Milan në garë për yllin e Hellas Veronas

Napoli dhe Milan në garë për yllin e Hellas Veronas

Napoli dhe AC Milani janë të interesuar për lojtarin e Hellas Veronas, Mattia Zaccagni.

26-vjeçari ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar katër asistime në 15 ndeshje të Seria A këtë sezon, andaj ka vëmendjen e dy klubeve të mëdha italiane, transmeton lajmi.net.

Sipas Gazzetta dello Sport, Zaccagni nuk do ta rinovojë kontratën që i skadon në qershorin e 2022 dhe Verona synon ta shesë në janar.

“Rossonerët” pos Zaccagni kanë interesim edhe për qendërmbrojtësin Matteo Lovato.

Thuhet se Milani tashmë kanë ofruar 12 milionë euro dhe janë të hapur për huazimin e Zaccagnit deri në fundin e edicionit.