Francesco Calzona është trajneri i ri i Napolit.
Kampioni në fuqi italian ditën e sotme ka shkarkuar Walter Mazzarrin, duke e zëvendësuar me një tjetër italian.
Napoli nuk ka zbuluar ende detajet nga marrëveshja, por ka zyrtarizuar rikthimin e Calzonas.
55-vjeçari kishte punuar si drejtor teknik te napolitanët, por edhe si ndihmës-trajner i Maurizio Sarrit e Luciano Spallettit.
Francesco Calzona do të vazhdojë të jetë edhe trajner i Sllovakisë, kombëtare me të cilën është kualifikuar në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.