Shkencëtarët amerikanë të NASAs kanë thënë se fundmi se nëse ka jetë në Mars ajo mund të fshihet brenda shpellave të planetit të kuq.
Shkëncëtari i laboratori të NASA Vlada Stamenković shpjegon se teoria e jetës nëntokësore në Mars është diskutuar me zjarr në një konferencë të fundit astronomësh.
Kishte astrobiologë të shumtë që mendonin se vendet më të mira për të kërkuar jetën atje janë shpellat nëntokësore, si dhe kripa e akulli.
Duke folur në konferencën Mars Extant Life në New Mexico, Stamenković tha, “Siperfaqja e marsit është shumë oksiduese, e rëndë me radiacion dhe uji i lëngshëm nuk ka stabilitet. Prandaj ky është vendi më i keq për të kërkuar jetë në këtë planet. Uji i nëntokës mund të jetë vendi i vetëm për jetën, nëse ajo ekziston sot në Mars”.
Më shumë se 1,000 hyrje të mundshme shpellash janë pikasur nësipërfaqen e Marsit nga qendra gjeologjike amerikane. Shkecëtarët besojnë se robotët e specializuar do t’i eksplorojnë këto sisteme shpellash edhe pse kjo do të jetë e kushtueshme për t’u realizuar.
NASA ka në plan të dërgojë një tjetër sondë zbuluese më të rëndë në Mars në fund të vitit për të mbledhur mostra të jetës së mundshme të gjalë apo të zhdukur.