Sonda “Perseverance” u ul më 18 shkurt në kraterin “Jezero” për të kërkuar shenja të jetës antike mikroskopike.
Sonda do t’i kalojë dy vitet e ardhshme duke eksploruar grykëderdhjen e thatë të lumit dhe duke shpuar në shkëmbinjtë që mund të përmbajnë prova të jetës tre-katër miliardë vjet më parë. Mostrat kryesore do të lihen mënjanë për t’u kthyer në Tokë pas një dekade. NASA shtoi 25 kamera në misionin prej 3 miliardë dollarësh – kamerat më të shumta të dërguara ndonjëherë në Mars.