NASA po përcjellë një asteroid që do të godasë orbitën e Tokës më gjashtë shtator, duke përshkuar planetin me një shpejtësi prej 31,400 km / h.
Objekti hapësinor klasifikohet si një objekt në afërsi të Tokës nga Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA), shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.Çdo kometë ose asteroid në afërsi prej 1.3. njësi astronomike nga Dielli futet në këtë kategori, e cila nuk nënkupton medoemos se dëmton jetën e njerëzve.
Asteroidi, i quajtur 465824 (2010 FR), është mes 120m dhe 270m i gjerë dhe pritet të vijë në kontakt me orbitën e Tokës më gjashtë shtator.Përafërsisht, asteroidi do të jetë pothuajse dy herë më i madh se Piramida e Madhe në Giza.
Strategjia dhe Plani i Veprimit Kombëtar i Gatishmërisë së Objekteve të Afërta me Tokën e NASA-s ka paralajmëruar më parë se asteroidët me diametër deri në 1 km mund të iniciojnë një zinxhir të ngjarjeve shkatërruese.Astronomët aktualisht janë duke përcjellur gati 2,000 asteroide, kometa dhe objekte të tjera që kërcënojnë planetin Tokë.
Toka nuk është rrezikuar nga ndonjë asteroid i përmasave apokaliptike që nga objekti hapësinor që zhduku dinosaurët 66 milionë vite më parë.