Fjalë Kyçe

NATO rrit mbështetjen ushtarake për Ukrainën

NATO rrit mbështetjen ushtarake për Ukrainën

Partnerët e NATO-s po i ofrojnë Ukrainës raketa të mbrojtjes ajrore dhe armë antitank, tha shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg në një postim në Twitter.

Ai njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrianës, Volodymyr Zelensky.

“Sapo fola me presidentin Zelensky dhe e përgëzova për trimërinë e popullit dhe forcave të armatosura të Ukrainës. Aleatët e NATO-s po rrisin mbështetjen me raketa të mbrojtjes ajrore, armë antitank, si dhe ndihma humanitare dhe financiare”, shkruan Stoltenberg.