Fjalë Kyçe

Ndahen 1 mijë bursa për 1 mijë vajza që studojnë në fushën e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës

Ndahen 1 mijë bursa për 1 mijë vajza që studojnë në fushën e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës

1000 bursa ka ndarë Ministria e Arsimit për 1000 mijë vajza studente të Shkencës, Tekonologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM).

Kështu ka njoftuar ministrja e këtij dikasteri, Arbërie Nagavci.

Ajo ka shtuar se si synim kanë mbështetjen dhe promovimin e shkollimit të vajzave dhe grave të cilat studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë në STEM.

Nagavci po ashtu ka njoftuar për mënyrën e aplikimit.

“Totali i shumës në dispozicion për këtë thirrje është 1,000,000 (një milion) EURO, me të cilën do të mbështeten 1,000 studente të fushave STEM me bursa në vlerë prej 1,000 (njëmijë) EURO. Të drejtë aplikimi kanë studentet që në vitin akademik 2021-2022 regjistrojnë vitin e parë të studimeve në këto fusha në nivelin baçelor dhe që këto studime i vijojnë si studente të rregullta. Për detaje tjera linku: https://masht.rks-gov.net/…/thirrja-me-nr-01b-1561-per… Suksese të gjitha aplikueseve”, ka shkruar ajo në Facebook.