Fjalë Kyçe

Ndalohen 10 persona të maskuar në kryeqytet, gjobiten për prishje të rendit

Ndalohen 10 persona të maskuar në kryeqytet, gjobiten për prishje të rendit

Policia e Kosovës ka ndaluar sonte dhjetë persona të maskuar në Prishtinë, ndaj të cilëve është shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, ka bërë të ditur se personat në fjalë, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, ishin të shoqëruar edhe me dy qenë duke parakaluar në sheshet e kryeqytetit.

“Sot rreth orës 18:00, në shesh në Prishtinë, policia ka ndalur dhe shoqëruar në stacion policor 10 persona. Personat në fjalë të cilët me vete kishin dy qenë, kanë parakaluar në sheshet e Prishtinës të maskuar duke iu shkaktuar shqetësim qytetarëve që ishin prezent në atë zonë”, ka thënë Ahmeti.

Personat në fjalë pas intervistimit në koordinim me prokurorin e shtetit, janë liruar, ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike.