Fjalë Kyçe

Ndalohen edhe lojërat shpërblyese të kompanive

Ndalohen edhe lojërat shpërblyese të kompanive

Me ligjin për Lojërat e Fatit, do të pezullohen edhe Lojërat shpërblyese të cilat organizohen nga kompani të ndryshme. E pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të fillojnë edhe aksionet e mëdha në vend, ku asnjë biznes i lojërave të fatit nuk do të jetë i hapur. Ligji për Lojërat e Fatit përfshin edhe lojërat shpërblyese, ato nuk mund të organizohen më nga kompanitë

Edhe pak ditë afat i kanë mbetur presidentit të vendit, Hashim Thaçi që të dekretojë ose jo Ligjin për Lojërat e Fatit.

E deri sa merret ky vendim, në Administratën Tatimore të Kosovës thonë se po presin ndarjen e punëve mes institucioneve përkatëse për zbatimin e këtij Ligji.

Por, nga ky ligj nuk preken vetëm subjektet e lojërave të fatit. Asnjë kompani vendore, nuk mund të organizojë më lojë shpërblyese.

Një nga këto kompani, për Televizionin ka pranuar se janë në pritje të një autorizimi nga ATK-ja për të organizuar një lojë të tillë me konsumatorë.

Ligjëruesja e Marketingut në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, Hykmete Bajrami, pohon ndikimin e këtyre lojërave në kompanitë tregtare ne vend.

Por, sipas Bajramit, kompanitë vendore duhet të punojnë në aspekt më të gjerë të marketingut.

Ligji që shfuqizon Ligjin aktual për lojërat e fatit ka kaluar në Kuvendin e Kosovës. Me datën 08 prill i është dërguar presidentit për dekretim.