Fjalë Kyçe

Ndalohen reklamat në Qendrën Historike në Prizren

Ndalohen reklamat në Qendrën Historike në Prizren

Komuna e Prizrenit ka marrë vendim që të mos i lejojë reklamat e bizneseve në Qendrën Historike, nëse ata nuk aplikojnë për licenca deri në fund të marsit.

Reklama nuk duhet të jetë më e madhe se 1 metër katror.

Aplikimi për këtë leje nga rreth 100 biznese që operojnë në këtë zonë, duhet të bëhet në Drejtorinë e Urbanizmit në këtë komunë.

Kjo situatë po u sjell probleme bizneseve, të cilët po thonë se i kanë përfunduar të gjitha procedurat e nevojitura.