Fjalë Kyçe

Ndalohet një i dyshuar për plaçkitjen e xhamisë në Gjilan

Ndalohet një i dyshuar për plaçkitjen e xhamisë në Gjilan

Rastet e vjedhjeve në Kosovë nuk kanë të ndalur.

Madje hajnat në Gjilan gjatë ditës së djeshme nuk kursyen as vendet e shenjta fetare për të kryer aktet e tyre.

Prokuroria e Gjilanit ka bërë të ditur se dje në këtë komunë është plaçkitur xhamia në lagjen “Dheu i Bardhë”.

Ai nga arka e xhamisë ka marrë 125 euro.

“Ekziston dyshimi i bazuar se, gjatë ditës së djeshme, më 18 prill 2019, rreth orës 17h, i dyshuari E.SH. (1989), kishte hyrë brenda xhamisë, në lagjen ‘’Dheu i Bardhë’’, në Gjilan, me ç’ rast nga arka e xhamisë, duke përdorur një mjet prej fije teli, kishte arritur të nxjerrë 125 (njëqind e njëzet e pesë) euro”, thuhet në komunikatë.

Të dyshuarin, gjatë kryerjes së kësaj vepre penale, e kishte vërejtur një person që kishte qenë në katin e dytë të xhamisë, i cili menjëherë e kishte lajmëruar imamin e kësaj xhamie.

Prokurori kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, sot, ndaj të dyshuarit do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në kohëzgjatje prej 30 ditësh, në Gjykatën Themelore në Gjilan.