Fjalë Kyçe

Ndalohet për 48 orë shoferi i kamionit i aksidentit në Gjilan

Ndalohet për 48 orë shoferi i kamionit i aksidentit në Gjilan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Gjilan, nga i cili ka humbur jetën një person.

Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 16 persona të cilët kanë kërkuar ndihmë në Spitalin Regjional të Gjilanit, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në QKUK në Prishtinë.

Prokurorinë ka urdhëruar policinë që drejtuesi i automjetit transportues, tani i dyshuari M.A., nga Peja, të ndalohet për 48 orë, përcjell lajmi.net.

“Sot, rreth orës 13:20 minuta, ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni, i cili dyshohet se ka ndodhur për shkak të problemeve teknike të një kamioni transportues. Prokurori kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka urdhëruar policinë që drejtuesi i automjetit transportues, tani i dyshuari M.A., nga Peja, të ndalohet për 48 orë”, njofton Prokuroria.

Në këtë aksident janë përfshi 10 automjete.

“Nga ky aksident i komunikacionit, janë përfshirë mbi 10 automjete, ku përpos dëmeve të mëdha materiale, një person ka ndërruar jetë, ndërsa 16 të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, për të cilat kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional në Gjilan, si dhe dy nga të lënduarit janë transferuar në QKUK, në Prishtinë”.