Fjalë Kyçe

Ndalohet për 48 orë shoferi që i goditi me veturë dy të mitur në Pejë

Ndalohet për 48 orë shoferi që i goditi me veturë dy të mitur në Pejë

Shoferi që goditi dy të mitur në Pejë është ndaluar për 48 orë për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Ai tha se Prokurori i Shteti ka dalë në vend të ngjarjes, kurse brenda afatit ligjor do paraqes kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedure penale.

Dy të miturit kanë lëndime të rënda trupore.

“Njeri prej tyre është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, kurse tjetri ne Spitalin e Pejës”, tha Nikçi.