Fjalë Kyçe

Ndalohet Z.K, i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Ndalohet Z.K, i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njoftonse sot në orët e pasditës me urdhër të prokurorit të kësaj prokurorie është lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë për një person të dyshuar, të nacionalitetit serb me inicialet Z.K.

Sipas Prorkurorisë Speciale, i dyshuari Z.K, dyshohet se ka kryer veprat penale të  krimeve të luftës në Kosovë, konkretisht në fshatin Nerodime e Epërme, Komuna e Ferizajt, gjatë vitit 1999.

Edhe gjatë ditës së djeshme Prokuroria Speciale e ka ndaluar një person të dyshuar për krime të luftës në Kosovë.