Fjalë Kyçe

Ndarja e ulëseve në Kuvendin e Kosovës sipas votave të numëruara deri tani

Ndarja e ulëseve në Kuvendin e Kosovës sipas votave të numëruara deri tani

Pas numërimit të  gjitha votave me kusht, sipas analistit dhe njohësit shumë të mirë të procesit zgjedhor, Blerim Vela, NISMA e Fatmir Limajt do ta kalojë pragun dhe do të fitojë 6 deputetë.

Sipas tij, me rezultatin aktual Vetëvendosje do të ketë 29 deputetë, LDK 28, PDK 24 dhe AAK 13.

Ndërkohë pritet edhe numërimi i një pjesë të votave të ardhura nga diaspora të cilat nuk kishin arritur me kohë në Kosovë, e për numërimin e të cilave ka marrë vendim dje Gjykata.

Postimi i plotë i Blerim Velës:

Ndarja e ulëseve ne Kuvendin e Kosovës sipas votave te numëruara deri tani:

LVV: 29

LDK: 28

PDK: 24

AAK: 13

NISMA: 6

Nese Nisma nuk e kalon pragun:

LVV: 31

LDK: 30

PDK: 25

AAK: 14.