Tërmetet e fundit nuk kanë tronditur vetëm Shqipërinë. E në ditë të vështira si këto, solidariteti na bëhet të gjithëve detyrë.
Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë, ka vendosur që të ndihmojë familjet e prekura nga kjo fatkeqësi duke ndarë 10 mijë euro për ndërtimin e banesave/shtëpive të tyre të reja.
Sipas një njoftimi të kësaj ndërmarrje, duke shprehur ngushëllimet dhe lutjet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe në mbështetje të lënduarve dhe atyre të mbetur pa strehë, stafi i tyre duke parë nevojën e ndihmës për barna, gjëra higjienike dhe batanije, ka nisur sot ndihma për fshatrat e tjera të prekura nga fatkeqësia.